Në bashkëbisedimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon me qytetarët, duke u kthyer përgjigje disa pyetjeve që ata ja kishin nisur më parë. Një pyetje ishte nga një qytetar i cili i drejtohej:

Zoti kryeministër e keni thënë 100 herë që nuk ka gjobë për ata që rrinë në Greqi, po ju besoj. Por, ju lutem postoni një dokument zyrtar.

Rama:

Edhe një herë tjetër është një marrëveshje mes dy qeverive dhe një fjalë e dhënë dhe e mbajtur nga Kryeministri i Greqisë që në ditën e parë.

Pra nuk është një vendim zyrtar sepse ishte një procedurë e tërë burokratike që duhej të shkonte deri në parlament, por është një marrëveshje mirëkuptimi.

Po e them për të 1001-tën herë.

Top Channel