Kryeministri Edi Rama duke folur rreth masave lehtësuese pas mbylljes së shkaktuar si pasojë e covid-19 është shprehur se në javët në vijim do të zgjerohen zonat e gjelbërta.

Më tej Rama është shprehur megjithëse shumë zonë mund të hapen duhet të jenë vigjilentë dhe nëse pandemia përhapet atëherë sipas Ramës do të merren masa.

“Do të shikojmë me kujdes dhe më 11 maj nëse shifrat janë në rregull ne do të hapim më tutje korridorin e lëvizjes tokësore dhe ajrore. Por vetëm nëse situata në sistemin shëndetësor rëndohet. Shpresoj që jo. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta”,- tha Rama.

“Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të korridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,- shtoi ai.

Top Channel