Putin akuzohet për mbulim të numrit të rusëve që kanë vdekur nga koronavirusi

29/04/2020 21:01

Një muaj më parë presidenti Vladimir Putin mburrej se falë masave të administratës së tij Rusia kishte shmangur ngecjen në pandeminë globale të koronavirusit.

Por javët e fundit vendi ka pasur një shpërthim rastesh të reja dhe tashmë ka kaluar dhe Kinën me më shumë se 90,000 raste të konfirmuara me COVID-19.

Sipas statistikave ruse, vetëm 867 njerëz kanë vdekur, që do të thotë se shifrat janë në më pak se 1 përqind.

Në kontrast me këtë, Gjermania që ka një nga sistemet më moderne e më të financuara shëndetsore, ka një vdekshmëri të virusit rreth 4 përqind.

Në një intervistë me rrjetin britanik express.co.uk , Dr Anastasia Vasilyeva, themeluese sindikatës së doktorëve në Londër, tha se shifrat e Kremlinit nuk janë të vërteta, pasi doktorët udhëzohen që shkaqet e vdekjeve t’i atribuohen semundjeve të tjera, siç janë ato të zemrës.

Ish-specialistja e syve thotë: “Doktorët kanë urdhër të ulin vdekshmërinë nga pneumonia e koronavirusit. Ata shkruajnë diagnoza të tjera si kardiovaskulare apo sëmundje të tjera që mund të ketë një person. Ata i komandojnë statistikat si të dëshirojnë. Unë e di këtë sepse të afërmit e mi punojnë në Moskë e në Shën Petersburg. Askush atje nuk thotë gjë për situatën përveçse, është nën kontroll dhe nuk ka problem”.

Dr Vasilyeva beson se shpërthimi i koronavirusit do të sjellë rritje të vdekjeve nga sëmundje të tjera pasi do të mbeten të patrajtuara e të padiagnostikuara.

“Ne mund të mos dimë kurrë të vërtetën për vdekjet, si nga koronavirusi ashtu dhe nga sëmundje të tjera kardiovaskulare e neurologjike. Rajonet e largëta ruse mund të jenë më goditurat prej mungesës së burimeve mjekësore dhe mungesës së investimeve nga administrata Putin gjatë 15 viteve të fundit”.

FOTO GALERI
1/4
Ambulancat presin jashte nje spitali ne Moske

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA