Makinisti i trenit Torry Chalmers po kërkon tashmë shpërblim për vështirësi pune pasi rrezikon të infektohet nga koronavirusi prej të pastrehëve që e kanë kthyer në banesë trenin e tij.
Konduktori mbeti i shtangur kur pa vagona të tërë të mbushur me të pastrehë që flinin në stolat e tij, gjatë karantinës së koronavirusit në New York.
48 vjeçari Torry Chalmers, operator treni në Linjën 2 të metrosë, shpërndau pamjet alarmuese, për të treguar sesi të pastrehët e kishin kthyer trenin në një strehë lëvizëse.
Teksa ecën në platformë, ai tregon njerëzit të shtrirë në karrige, që mbulojnë fytyrën me batanije, ose të tjerë që rrinë ulur duke u çlodhur.
Shumë kanë me vete kuti e bagazhe.
Torry dëgjohet që komenton: “Këtë do t’ia dërgoj guvernatorit, ta shikojë vetë se çfarë ndodh këtu. Kjo nuk ka kuptim, është maskarallëk”.
Torry i cili është vetë nga Bronx, tha për agjencinë New York Post se në çdo vagon kishte rreth shtatë njerëz që e kishin kthyer trenin në “kazan plehtash”.
Ai shtoi se pasagjerët i kishin shumë problem të pastrehët në tren.
Top Channel