Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sa u përket pagave të luftës 40 mijë lekë që qeveria ka vendosur si ndihmë për personat që kanë humbur punën për shkak të pandemisë Covid-19.

Shumë qytetarë janë ankuar se ende nuk kanë marrë pagat në bankë, por sipas Ramës nëse ata janë konfirmuar si përfitues dhe paga nuk ju ka kaluar ende, kjo ka ndodhur për shkak të gabimit në IBAN.

Rama është shprehur se pagat do të shpërndahen dhe qytetarët do të njoftohen nga autoritetet për të marrë të saktë IBAN.

“Pagat janë hedhur në bankë por ato nuk të gjen dot. IBAN është i gabuar. Do të kthehen ato para dhe do t’ju kalojnë në bazë të IBAN-it të saktë që do të na jepni.” tha Rama.

Top Channel