Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Portugali do të përfundojë më 2 maj.

Megjthatë, ai ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk nënkupton që përfundon edhe shpërthimi i virusit, ndërkohë që ka theksuar se rihapja e ekonomisë do të bëhet në mënyrë graduale. “Çfarë ka rëndësi në këtë fazë është që portugezët ta dinë se infektimi është faktor i rëndësishëm dhe ne duhet të marrim hapa të vegjël për ta analizuar situatën”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Portugalia deri më tani ka regjistruar 24,322 raste të infektimit dhe 948 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri. Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme është marrë më 18 mars, duke shtyrë njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalin udhëtimet./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA