Një krokodil gjigand vrau dhe hëngri një peshkatar pranë lumit Lakar në Indonezi, ndërsa më pas u gjurmua e u vra nga vendasit, të cilët nxorrën nga barku i tij kokën dhe gjymtyrët e viktimës.

Zvarraniku 4.5 metra u nxorr nga uji prej banorëve të zemëruar që po kërkonin njeriun e zhdukur. Dy ditë më parë viktima Syafri, 55 vjeç po peshkonte në bregun e lumit kur u kap dhe u mbyt nga krokodili i ujit të kripur, në rajonin e Siak.

Shoku i tij Toha ishte dëshmitar i sulmit dhe vetë arriti të shpëtonte dhe të kërkonte ndihmë.

Banorët e fshatit aty pranë Teluk Lanus raportuan sulmin në polici dhe mblodhën grupe kërkimi për të humburin.
Gjatë kërkimeve të djeshme ata gjetën një këmbë njeriu të prerë në breg të lumit. Pak më vonë ata hasën dhe krokodilin, të cilin e vranë me armë.

Më pas ata e nxorrën krokodilin nga ujërat e turbullta duke e tërhequr në baltë, derisa i prenë barkun për ta hapur.
Pamje të rënda tregojnë banorët duke kontrolluar barkun e krokodilit për gjurmë të mikut të tyre.

Më pak koka e të ndjerit nxirret nga stomaku i hapur i krokodilit, e cila ishte gëlltitur e plotë.

Pamjet e rënda tergojnë dhe një krah të prerë që nxirret nga brendësia e kafshës.

Heru Sutmantoro, kreu i agjencisë së ruajtjes së botës së egër të provincës Riau tha se vdekja e peshkatarit ishte tragjike por dënoi vrasjen e krokodilit si një specie e mbrojtur. Ai shtoi se vendasit ishin paralajmëruar të mos peshkonin pranë deltës së lumit apo në kënetat pranë saj.

Krokodilët e ujit të kripur arrijnë në më shumë se 6 metra gjatësi dhe peshojnë deri në 1000kg.

Ata janë predatorë të aftë dhe zënë pritë ndaj presë së tyre në brigjet e lumejve. Banorët në Indonezi kanë vrarë rreth 300 krokodilë në korrik 2018 në formë hakmarrjeje pas ngrënies së një njeriu në Papau.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA