Pas 8 javësh të ndjekjes së mësimit online, Ministria e Arsimit mori vendimin se si do të mbyllet ky vit shkollor.

Të vetmit që do rikthehen në bankat e shkollës janë klasat e 12- në një periudhë tre javore nga 18 maji deri në 5 qershor. E më pas 31 111 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimeve në datat e përcaktuar mes 8 qershorit dhe 18 qershorit.

Serxhjo Mullanji, gjimnazisti që është në prag të përfundimit të shkollës tregon se ka nisur konsultimet online por i duket mëse e drejtë kthimi në shkollë.

Drejtoresha e qendrës së shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi tregon për Top Channel detajet e organizimit të maturës.

Megjithatë kushtet e zhvillimit të procesit mësimor dhe provimeve nuk do të jenë njësoj me të viteve të kaluar. Ministria e arsimit po harton një plan të detajuar me rregulla strikte si masa mbrojtëse për ndalimin e përhapjes së covid 19.

Distancimi fizik, dezinfektimi i ambjenteve, maska nxënësve dhe mësuesve. Jo më shumë se 10-15 veta në klasë.

Top Channel