
“Funari” turistik… fshati i fshehur mes katër liqeneve në Elbasan kërkon investime
30/06 13:19
Pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë ndihme ekonomike, një kryefamiljar nga Gosa e Rrogozhinës udhëton çdo ditë me biçikletë deri në Kavajë.
Në një gjendje jo te mirë shëndetësore dhe mes frikës nga koronavirusi, Islam Doda shkel karantinën çdo ditë dhe udhëton 8 km me biçikletë, për të siguruar ndonjë punë ditore që te blejë ushqimet për familjen.
Shpesh herë shkon dhe vjen pa gjetur punë dhe pa siguruar asnjë qindarkë për ushqimet e vajzës 5-vjeçare apo ilaçet e veta.
Edhe pse disa javë ne izolim pranë kësaj familje nuk ka ardhur asnjë pako ushqimore dhe për këtë 47-vjeçari ka një lutje.
“Mos boni politike me të varfrit, këtu jemi për capën e bukës. Ju lutem kontrolloni listat ku çoni ushqimet”.
Top Channel