Mali i Zi tre ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19
29/04/2020 22:16
Instituti i Shëndetin Publik në Malin e Zi ka deklaruar se brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë person i infektuar me Covid-19 megjithëse janë testuar 137 persona të dyshuar.
Kjo është dita e tretë që në Mal të Zi nuk ka raste të reja me COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë në Malin e Zi janë infektuar 321 persona.
Nga ana tjetër numri i të shëruarve shkon në 199, ndërsa në fazën e shërimit janë 115 persona. Në Mal të Zi kanë humbur jetën 7 pacientë me COVID-19.
Top Channel