LDK arrin marrëveshje me AAK-në dhe Listën Serbe, Hoti: Gjatë ditës do të arrihen edhe me partitë e tjera

29/04/2020 21:35

I propozuar për kryeministër, Avdullah Hoti tha se deri tani marrëveshje kanë nënshkruar me AAK-në dhe Listën Serbe derisa janë në pritje të Nisma-së, AKR-së dhe një pjesë të minoriteteve jo serbe.

Për ndarjen e pozitave Hoti tha se AAK-ja do t’i ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri ndërsa Lista Serbe dy ministri por nuk konfirmojë nëse atyre u është dhënë edhe një zëvendëskryeministër siç kishin kërkuar.

AAK-ja në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë ka vendosur Besnik Tahiri, Ministër të Drejtësisë, Selim Selimi, Ministre të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, Ministër të Arsimit, Ramë Likaj dhe Ministër të Zhvillimi Ekonomik, Blerim Kuçi.

Ramush Haradinaj

Në anën tjetër Nisma ka kërkuar dy ministri dhe sipas informacioneve jozyrtare Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministrinë e Tregtisë.

Forcimi i integritetit dhe sovranitetit, zhvillimi ekonomik, marrja e përgjegjësive për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA-të duke mos lejuar ndryshime kufijsh dhe shkëmbim territoresh dhe avancim në proces të integrimit evropian thuhet se do të jenë objektivat e koalicionit në marrëveshjen e nënshkruar me AAK-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA