Kriza e BE, Donald Tusk bojkoton zgjedhjet në Poloni: Shkelin dinjitetin njerëzor

29/04/2020 20:36

Një tjetër mini-krizë brenda BE duket se po afrohet në horizont, teksa ish-komisioneri Donald Tusk ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme në Poloni pasi vijimi i tyre është anti-kushtetues dhe përbën rrezik të shëndetit publik, përballë krizës aktuale të koronavirusit.

Kjo pasi megjithse pandemia e COVID-19 ka përfshirë kontinentin, partia e djathtë polake në pushtet Ligj e Drejtësi (PiS) kërkon me çdo kusht të vazhdojë përpara me planet e mbajtjes së zgjedhjeve më 10 maj pasi kandidati i saj Andrzej Duda, ka shtuar pikët në sondazhe.

Por ka hasur në kundështimet e kritikëve që thonë se nuk ka kohë dhe mundësi për zgjedhje mes krizës së koronavirusit, sidomos me përgatitjen e votës tërësisht postare.

Pol0nia ka deri tani 12,089 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 570 vdekje. Vendi është nën karantinë, me dyqane, shkolla e kufij të mbyllur.

Kritikët thonë se vota postare brenda 10 majit sjell shqetësime për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa partia në pushtet PiS insiston se vota mund të kryhet në mënyrë të sigurtë duke respektuar rregullat e sigurisë së epidemisë.

Tusk, i cili ka qenë presidenti i Polonisë në vitet 2007 e 2014, tha se plani nuk mjafton për shqetësimet e sigurisë së koronavirusit.

Në një video ai thotë: “Normat njerëzore bazë nuk lejojnë në pjesmarrjen e asaj që është propozuar”.

Duke cituar nga ish-aktivisti i njohur anti-komunist polak Wladyslaw Bartoszewski, Tusk tha: “Nëse nuk di si të veprosh, të paktën tregohu njerëzor.”

FOTO GALERI
1/3
Polinia ka deri tani 12,089 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 570 vdekje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA