Kosovë: 36 pacientë të shtruar me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

29/04/2020 10:23

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht aty po trajtohen 51 persona, prej tyre 36 janë të infektuar me koronavirus.

Nga të prekurit, dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive, 28 janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Përveç tjerash, është bërë e ditur se gjatë ditës së mërkurë do të lirohen nga Klinika nëntë pacientë të shëruar nga sëmundja, Covid 19, që shkakton koronavirusi.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 790 persona janë infektuar, 232 të shëruar dhe 22 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA