“Izolimi shpëtoi 62 mijë jetë”- Kryeministri francez flet për lehtësimin e masave më 11 maj

29/04/2020 01:38

Franca do të fillojë të lehtësojë masat e kufizimit më 11 maj, por qytetarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse për përdorim të rregullt, deklaroi kryeministri Edouard Philippe.

Ai tha se faza e parë e zbutjes së masave do të pasohet nga faza e dytë, e cila do të zgjasë nga 11 maj deri më 2 qershor. “Ne po propozojmë një hapje graduale të kopshteve dhe shkollave fillore të ulëta nga 11 maji. Ky hap do të ishte në baza vullnetare. Në fazën e dytë do të shqyrtojmë hapjen e shkollave fillore për klasat e mesme. Ne do të vendosim për shkollat e mesme në fillim të qershorit”- tha Philippe.

Franca do të vendosë të hap kafene dhe restorante në fund të majit, transmeton CNN. “Ne duhet të vazhdojmë me kujdes. Masat e kufizimit kanë qenë efektive dhe kanë parandaluar 62.000 vdekje shtesë në Francë. Tani, ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin” tha ai.

“Ne do të mësohemi të jetojmë me virusin. Duke qenë se asnjë vaksinë nuk është në dispozicion për të ardhmen e afërt, duke qenë se asnjë trajtim efektiv nuk është konfirmuar ende, dhe duke qenë se ne jemi ende larg arritjes të së shumëpërfolurit imunitet i tufës, virusi do të vazhdojë të përhapet mes nesh.Dhe kjo nuk është një gjë e mirë- tha Philippe.

Kryeministri Philippe tha se ekzistojnë tri strategji kryesore për luftimin e një pandemie: mbrojtja, testimi dhe izolimi i rasteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA