‘Injektimi i dezinfektuesve’- Trump nuk merr përgjegjësi, deklarata ishte sarkazëm

29/04/2020 01:18

Presidenti Donald Trump tha se nuk e imagjinon dot përse linjat pa pagesë të ndihmës në SHBA, kanë regjistruar një mori telefonatash për dezinfektantët pasi ai sugjeroi injektimin e substancës për të trajtuar koronavirusin.

Guvernatorët e Miçiganit dhe Merilendit, të dielën fajësuan presidentin për rritjen e rasteve të tilla. Pas kritikave të ashpra nga profesionistët e shëndetit, Trump tha se komentet e tij kishin qenë sarkazëm.

Dezinfektantët janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten. Gjatë konferencës për shtyp të së hënës, një gazetar, nënvizoi se shteti i Merilendit kishte marrë me qindra telefonata ditët e fundit në të cilat kërkoheshin udhëzime për komentet e Trump. “Unë nuk mund ta imagjinoj përse”, tha Presidenti, duke kaluar tek pyetja tjetër.

Kur u pyet nëse ai merrte përsipër përgjegjësinë për shtimin e telefonatave, Trump u përgjigj: Jo, nuk e marr. Javën e shkuar, zyra e guvernatorit të Merilendit tha se kishte lëshuar një paralajmërim për mos gëlltitjen apo injektimin e dezinfektuesve pas komenteve të presidentit.

Trump, i lëshoi komentet të enjten, pasi një zyrtar prezantoi një studim të qeverisë amerikane, që tregonte se Covid-19 mund të vritej brenda pak minutash nga dezinfektantët. Por të premten pasdite, ai i tha gazetarëve: Unë po bëja një pyetje në formë sarkazme për reporterët si ju për të parë se çfarë do të ndodhte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA