Kërcimtarët e baletit të Operas së Parisit dhanë së fundmi një video-performancë të veçantë, në formë homazhi ndaj punonjësve të shëndetësisë, gjatë karantinës së koronavirusit në vend.
Performuesit filmuan veten duke kërcyer në muzikën e baletit ‘Romeo e Xhulieta’, nga shtëpitë e tyre, në kuzhina, dhoma gjumi e madje edhe në vaskë.
Disa herë fëmijë u shfaqën në kamera, siç ndodh shpesh tani që shumë njerëz punojnë nga shtëpia.
Franca ka njoftuar plane të zbutjes së masave më 11 maj, por Paris Opera nuk do të lejohet të hapë së shpejti.
Në një mesazh në fund të performancës artistët thonin: Stafi i doktorëve, infermierëve, fermerëve, mësuesve, studiuesve, punonjësve të supermarketeve, mbledhësit e plehrave, postierët, teknikët vullnetarët, ishin këta të gjithë që na mobilizuan”.
Franca është një nga vendet e goditura më rëndë nga koronavirusi me 167,605 raste dhe 23,660 vdekje, sipas analistëve të Johns Hopkins University.
Top Channel