Foto ilustruese

GREQI- Një helikopter i NATO-s ka humbur nga radarët në afërsi të ishullit grek Qefaloni në detin Jon.

Në bordin e  këtij helikopteri thuhet se ishin 3-6 persona ndërsa për fatin e tyre nuk ka asnjë  të dhënë deri më tani.

Ndërkohë në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri po zhvillohet një operacion kërkimi. Lajmi është dhënë në mediat greke nga televizioni “Open Tv”.

Sipas informacioneve paraprake helikopteri ishte ngritur nga një helikopter mbajtëse që lundronte 52 milje larg ishullit grek pranë ujërave të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA