Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulën, ishte e ftuar këngëtarja shkodrane Fatjeta Barbullushi.
Djali i këngëtares, Azemi, feston sot ditëlindjen e tij të 20-të, por Fatjeta, nuk ishte pranë të birit në këtë ditë të veçantë për të. Për t’i bërë një surprizë, ajo zgjodhi ekranin e “Top Channel”.
Me anë të një video, këngëtarja kishte performuar këngën “Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, dhe atë ia transmetoi live në studio.
Azmemi, u emocionua jo pak nga kjo surprizë. Sakaq, veç këngës, Fatjetja, zgjodhi dhe disa fjalë zemre për të uruar të birin.
“Për një prind, sidomos për mua, gjëja më e rëndësishme është për të lënë në kujtesën tënde, dashurinë e viteve që kanë kaluar dhe do të vijnë. Ti e dinë dashurinë time për ty. Kam një surprizë për ty dhe mendoj se ka për të pëlqyer shumë (më pas transmetohet video)”, tha këngëtarja.
Top Channel