Sebastian Villa, futbollisti 23-vjeçar i Boka Zhuniors, akuzohet nga e dashura, për dhunë barbare në shtëpi.
Daniela Kortes, postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet e shumta që kishte marrë në fytyrë dhe në trup nga dhuna e ushtruar nga futbollisti.
Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa.
Ndërkohë së fundmi nuk ka munguar reagimi edhe i klubit argjentinas të Boka Zhuniors, ku nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare tha se është në kontakt me përfaqëuesit e Villas dhe policinë për të gjetur të vërtetën në këtë incident.
Top Channel