Drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj e ftuar në Open në Top Channel ka bërë me dije sot se nga paketa e parë janë dhe 3800 biznese që mund të përfitojnë, por ajo tha se ata nuk kanë aplikuar.

Ibrahimaj u shpreh se për këta biznese kanë mundësi që të aplikojnë deri të martën dhe tha se numri i të punësuarve është deri në 6500.

“Janë 3800 biznese që nuk kanë aplikuar nga paga e luftës edhe pse do e përfitonin. Do kenë mundësi të aplikojnë deri në ditën e martë të javësh së ardhshme. Janë rreth 6500 persona që do përfitojnë këtë pagë, por kjo duhet të verifikuar rast pas rasti. Ky është numri maksimal potencial”, tha Ibrahimaj.

Top Channel