Burri që infektoi tre gra me virusin HIV burgoset për krime ‘të pafalshme’

29/04/2020 19:37

Një britanik që luante me shëndetin e grave duke mos u treguar se ishte i infektuar me virusin HIV para se të bënte seks me to, është burgosur për tetë vjet pasi infektoi tre prej tyre.

John Rodney, 60 vjeç, rezultoi pozitiv me virusin në gusht 2013, por vazhdoi të kryente marrdhënie të pambrojtura disa vjet më vonë.

Në gjykatën e Bristol u tha se Rodney merrte vetëm në mënyrë sporadike mjekimin që ul rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Hetimet ndaj tij nisën në 2017 kur një grua denoncoi se kishte marrë virusin pas marrdhënieve të pambrojtura me të.

I akuzuari pretendonte se nuk kishte pasur partnere por detektivët arritën të provonin të kundërtën, duke përfshirë dhe dëshminë nga dy ish-partnere të tij. Gjykatësi William Hart e dënoi atë me tetë vjet burg për lëndime të rënda trupore.

Ai tha: “Ti nuk doje t’ia dije për shëndetin e partnereve të tua, për të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre të zgjedhjes, por në çdo rast i dhe prioritet vetëm dëshirave të tua seksuale. Ti luaje ‘ruleta ruse’ me shëndetin e të tjerëve dhe kjo është e pafalshme. Edhe pecedentët e tua të tjera penalë janë një mori moskokëçarjeje për shëndetin e të tjerëve”.

Undated handout photo issued by Wiltshire Police of John Rodney, 66, who has been sentenced to 12-and-a-half years at Bristol Crown Court after he was convicted of three counts of inflicting grievous bodily harm, relating to recklessly infecting three women with HIV. PA Photo. Issue date: Wednesday April 29, 2020. See PA story COURTS HIV. Photo credit should read: Wiltshire Police/PA Wire NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA