Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se qeveria në detyrë e Albin Kurtit është treguar e paaftë dhe neglizhente në fushën e arsimit gjatë kohës me pandeminë COVID-19.
Myzafer Shala nga kjo parti, sot në një konferencë për media ka denoncuar disa raste në të cilat sipas tij Ministria e Arsimit ka bërë gabime dhe abuzime gjatë kësaj kohe.
“Sikurse me gjitha masat kundër pandemisë, kjo qeveri është treguar e paaftë dhe neglizhuese në fushën e arsimit. Janë përfshirë reklama në orët online, me figurën e Arben Vitisë. Kjo është ngarkesë e panevojshme psiko-sociale dhe shfrytëzim i propagandës. Vendet e tjera fqinje kanë para përgatitur udhëzuesit kohë më parë, ndërsa qeveria në ikje e Kurtit javën e fundit. 89 për qind është shtrirja me internet, shteti është zënë pa përgatitur”, tha ai.
Sipas tij, në këtë kohë kushtet teknike janë për të implementuar mësimin online, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Nuk duhet të kenë fëmijët të gjitha informacionet për pandeminë, ose më të buta. Pse duhet të jetë një figurë politike, që e ka propagandë të jetë në çdo program në shtëpitë e secilit”, tha Shala.
Top Channel