Vret veten kryedoktoresha e New York, pas tronditjes nga masakra e koronavirusit

28/04/2020 19:36

Shefja e repartit të emergjencës në një spital të Manhattan ka kryer vetëvrasje, pas disa ditësh në linjën e parë të luftës së koronavirusit, tha sot familja e saj.

“Ajo u përpoq të bënte punën e saj, dhe kjo i mori jetën,’’ tha Dr. Philip Breen për të bijën Dr. Lorna Breen, drejtoreshë në spitalin Allen në New York.

Doktoresha 49 vjeçare është e fundit nga disa punonjës të shëndetësisë në këtë qytet që i kanë dhënë fund jetës së tyre. Dy ditë më parë një mjek i ri ambulance i dha fund jetës pasi dëshmoi makabritetin e virusit, duke u qëlluar në kokë me pistoletën e të atit që e kishte polic.

Lorna vdiq në Charlottesville, Virginia, ku po qëndronte me familjen pasi ishte infektuar dhe shëruar nga virusi.

Familjarët thonë se ajo nuk ka pasur më parë probleme të shëndetit mendor. Por kur folën herën e fundit ajo tha se sa shkatërruese ishte të shikoje të infektuarit që vdisnin, disa prej të cilëve pa pasur as mundësi t’i nxirrin të gjallë nga ambulanca.

“Ajo ishte në vjën e parë të luftës, në repartin e emergjencës, dhe u kthye në një viktimë si shumë të tjerë,’’ tha Philip Breen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA