Kolë Murrani dhe Preng Simoni u gjetën të vrarë dje në një zonë malore në Lezhë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shkak i vrasjes së dyfishtë mendohet të jenë konflikte të vjetra pronësie mes Kolë Murrani dhe një bashkëfshatari të tijë, ndërkohe që marrja në pyetje e të dyshuarve ka vijuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Provat e shumta të gjetura në vendngjarje si motorri i braktisur, një numer i madh gëzojash, tashmë i kanë dhënë një pistë grupit hetimor për zbardhjen e vrasjes së dy personave.

Burime bëjnë me dije se Kol Murrani disa vite më parë ka qenë i plagosur.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel