Rusia ka pezulluar dje eksportin e drithit për tregun botëror për herë të parë që prej vitit 2010.

Mediat vendase thanë se prodhuesit vendas kanë plotësuar kuotat e tyre të eksportit prej 7 milionë ton, të caktuara nga ministria ruse e bujqësisë. Kuota ishte caktuar për periudhën 1 prill deri në 30 qershor.

Ministria tha se nuk ka plan të rrisë volumin e prodhmit në sezonin aktual. Zv. Drejtoresha e sektorit të drithit në ministri Oksana Lut, tha se me plotësimin e kuotës pezullohen të gjitha eksportet jashtë vendit, përveç ‘zonës ekonomike auraziatike’ (Bjellorusi, Kazakistan, Rusi, Kirgistan e Taxhikistan), dhe shtoi se nuk do të ketë përjashtime për kompani individuale.

Shpejtësia e plotësimit të kuotës tejkaloi parashikimet e ministrisë, ekspertët e të cilës kishin besuar se do të ndodhte në mesin e majit.

Herën e fundit që autoritetet ruse bënë një gjë të tillë ishte në gushtin e 2010 prej thatësirave të rënda që sollën rritje të shpejtë të çmimeve, dhe zgjati deri në 31 dhjetor 2010.

Edhe këtë vit Rusia përballet me mot të thatë, i cili ka dominuar në rajonin e Detit të Zi, tha analisti Andrei Sizov, i agjencisë SovEcon.

“Në jug të Rusisë reshjet e shiut nuk kanë arritur të përmirësojnë situatën. Në prill rajoni i Kuban pati vetëm 8% të masës mujore të reshjeve, Rostov-on-Don – 36%, dhe Stavropol, vetëm 17%. Modelet e motit parashikojnë pak reshje në javët në vijim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA