PEQIN- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Peqinit, ku mbeti i plagosur një punonjës i burgut.
Policia ka arrestuar autorin i cili qëlloi me armë në ajër dhe për pasojë u plagos me plumb qorr I. P.
I arrestuari është G. K., 35 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.
Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.
Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Top Channel