Ilustrim

Një tjetër pacient i prekur nga CoVid-19 ka ndërruar jetë.

Kjo e çon bilancin e viktimave në vend në 30. Mësohet se pacienti ishte rreth 50-vjeç, ndërsa ishte në terapi intensive dhe kishte probleme të tjera shëndetësore.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme humbi jetën 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.

73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Top Channel