Maska për mjekët dhe infermierët/ Ndihma nga studentët shqiptarë në Itali dhe Gjermani mbërrin në Infektiv

28/04/2020 15:07

3500 maska dhe 50 veshje janë dhuruar për personelin mjekësore që prej më shumë se dy muaj po ofrojnë shërbim mjekësore për pacientët me Covid-19, në shërbimin infektiv.

Këtë radhë ky gjest human vjen nga studentët shqiptarë që ndjekin mjekësinë në Universitet e Italisë dhe Gjermanisë, në shenjë mirënjohje për mjekët tanë.

Ky gjest është mirëpritur jo vetëm nga mjekët infeksionist por edhe mjekë të njohur të shërbimeve të tjera në Qendrën Spitalore Universitare.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Alma Dermiraj.

Top Channel