Kujtim Gjuzi: Rama është si Gaddafi dhe Enver Hoxha, vetëm këtu ndryshon me diktatorin…

28/04/2020 14:34

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti konservator Kujtim Gjuzi, tha se kryeministri Edi Rama është si Gaddafi (diktatori i famshëm libian) dhe diktatori Enver Hoxha.

Teksa në studio po diskutohej se masat e marra nga qerveria në kuadër të luftës ndaj koronavirusit, janë të duhura apo të ekzagjeruara, Gjuzi tha se Rama ngjason me Gaddafi-n, por edhe me diktatorin Enver Hoxha. Por sipas tij, me këtë të fundit, kryeministri Rama ndryshon sepse, ndryshe nga diktatori që dilte shumë rrallë në publik, Rama u del shqiptarëve, çdo ditë nga mëngjesi në të darkë.

“Rama është si Gaddafi. Një gjë ka ndryshe nga diktatori Hoxha. Enver Hoxha dilte rrallë në publik. Ndërsa Rama del përditë nga mëngjesi në darkë në televizor. Kjo gjë tregon që ai dëshiron të mbivendoset mbi popullin. Një kryeministër, që akuzonte një ish-kryeministër se del çdo kohë në televizor, tashmë bën vetë këtë gjë. E njoh që në rini, ai vuan nga vetmia”, tha Gjuzi.

Top Channel