Dy vëllezërit rrahin e varrosin të gjallë fqinjen “antipatike”

28/04/2020 18:53

Nina Rudchenko, 57 vjeçe, ka mbetur me plagë të rënda nga tmerri që ajo kaloi, kur dy vëllezër të dehur e rrahën me shkop bejsbolli për rreth dy orë. Më pas dy fqinjët e detyruan të hapte varrin e saj dhe të futej brenda.

Nina ishte në shtëpi në fshatin Maryanske në Ukrainë, kur dy vëllezërit hynë me dhunë në shtëpinë e saj.

Mediat vendase thanë se dy fqinjët e saj me moshë 27 e 30 vjeç, e rrahën me shkop bejsbolli dhe e torturuan për rreth dy orë, deri sa ajo humbi ndjenjat.

Kur ra nata ata nisën ta tërhiqnin trupin e saj të palëvizur drejt varrezës së zonës dhe më pas nisën t’i hidhnin ujë në fytyrë.
Kur ajo u zgjua, ata e detyruan të gërrmonte varrin e saj, dhe më pas e urdhëruan të shtrihej në të.

Duke kujtuar ngjarjet e tmerrshme, Nina tha për mediat vendase: “U shtriva në varr me fytyrë poshtë dhe ata nisën të më varrosnin. Mbulova fytyrën me duar për të pasur pak ajër. Ndërkohë ata qeshnin dhe flisnin sesi do të vrisnin të gjithë familjen time. Pasi mbaruan, ata panë njëherë nëse kisha vdekur, dhe u larguan.”

Pas torturave Nina kishte arritur të gërrmonte për të dalë nga varri i cekët. Ajo u zvarrit për disa kilometra drejt shtëpisë por humbi ndjenjat.

Mëngjesin tjetër, ajo u zgjua në dyshemenë e shtëpisë së saj me të motrën Ludmila Gura pranë saj.

Gura tregon: “Fytyra e Ninas ishte e mbuluar me gjak dhe plagë. Ishte e zesë dhe e enjtur. Mezi munda ta njihja”.
Mediat tregonin se ajo më pas ishte dërguar në spital, ku mjekët u shokuan me pamjen.

Kirurgu vendas i spitalit të Velykobagachansk, Oleksandr Klymchuk, tha: “Gruaja kishte plagë në kokë, hundë e nofull të thyer. Koka e trupi ishin mbuluar më plagë të rënda”.

Sulmuesit u arrestuan dhe u akuzuan për pengmarrje, ndërsa përballen me derinë 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë. Ata u justifikuan se ishin të pirë kur kryen aktet makabre.

FOTO GALERI
1/4
Mediat vendase thanë se Nina ishte në shtëpi në fshatin Maryanske në Ukrainë, kur dy vëllezërit hynë me dhunë në shtëpinë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA