Tirana sot i ngjan një ditë normale, qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë pa ndonjë arsye të fortë.

Të moshuarit duket sikur kanë harruar këshillat e bluzave të bardha. Covid 19 fatkeqësisht nuk është zhdukur ende, pavarësisht kësaj rregulli i distancës nuk respektohet më të gjithë ecin përkrah njëri tjetrit. Fatmirësisht shohim ende qytetar me maska, nga ana tjetër dorezat janë harruar.

Shqiptaret duket se u lodhën me masat shtreguese që mori ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit solli. Se si u thyen këto rregulla pamjen më të të mirë e gjetëm në tregjet e fruta perimeve.

Top Channel