U shemb javën e kaluar, anulohen tenderat për rindërtimin e “Sami Frashërit”, 7 shkollave dhe 2 kopshteve

27/04/2020 12:11

Tenderat për 8 shkolla dhe 2 kopshte në Tiranë që patën probleme për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 janë shtyrë.

Tenderi me fond limit 14.3 milionë lekë është anuluar përkohësisht pasi, burime për TCH sqaruan se procedura lidhet me mbylljen e zyrave noteriale për shkak të COVID-19, që ka sjellë mos-plotësimin e dosjeve nga ana e kompanive.

Me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh.

Një ndër shkollat e renditura në listë për rindërtim është edhe Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ i cili u shemb 3 ditë më parë nga IKMT me një fond limit mbi 3.6 milionë lekë.

Pjesë e rindërtimit janë edhe ndërtimi I shkollave 9 vjecare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti” gjithashtu edhe 2 kopshte “Fikas” dhe Gurrë, si dhe ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”.

Top Channel