Stuardesa bukuroshe nis të mbushë raftet e supermarketit, pas mbylljes së fluturimeve nga koronavirusi

27/04/2020 16:32

Pas shkarkimeve masive nga puna në linjat britanike të fluturimeve, një nga stjuardesat bukuroshe të Virgin Atlantic ka nisur të kujdeset për raftet e supermarketeve, në vend të udhëtimeve ekstravagante nëpër botë.

Pandemia e koronavirusit e detyroi 36 vjeçaren Sara Haider të kërkojë punë në supermarketin e zonës së saj, teksa vazhdon të mbajë një faqe të pasur në rrjetet sociale.

Sara është gjithashtu stërvitëse personale dhe thotë se me punën e re është mësuar shumë mirë. Rroga e saj është tashmë 16,000 paundë në supermarketin Asda, në vend të 18,000-paundë si stuardesë e Virgin.

Kjo kompani ka lënë pa punë muajin e kaluar 8,000 punonjës, të cilëve do u paguhet 80 për qind e rrogës për tre muaj.

Sara nga Brighton tha: Sapo mësova që do të mbeteshim pa punë, nuk doja të rrija kot pa bërë asgjë. Aplikova te Asda për të bërë diçka në ndihmë të komunitetit. Megjithase më parë fluturoja nëpër SHBA, Karaibe, Lindjen e Mesme apo Afrikën e Jugut, gjithmonë më pëlqente të punoja me njerëz dhe të isha aktive. Ky rol është i përkryer për mua në pritje të kthimit në normalitet”.

Menaxheri i supermarketit Steve Cracknell, tha: “Jemi të gëzuar që kemi mirëpritur Sara në grupin tonë. Ajo po bën një punë të mirë dhe ka kryer një tranzicion të shpejtë nga linjat ajrore te karrocat e Asda-s.”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA