Emigrantët e karantinuar në këtë hotel në qytetin e Pogradecit protestuan pasi nuk mund të përballojnë shpenzimet e qëndrimit të tyre në hotel.
79 persona të ardhur përmes Kapshticës dhe Qafë Thanës po qëndrojnë këtu dhe u duhet të paguajnë 25 mijë lekë të vjetra për çdo ditë qëndrimi por ata deklarojnë se e kanë të vështirë përballimin e kostove.
Çdo person që hyn përmes këtyre pikave kufitare nënshkruan në kufi një marrëveshje për të përballuar vetë shpenzimet e qëndrimit në hotel në të kundërt nuk mund të kalojë kufirin.
E pavarësisht se këtë e shohin si të vetmen mundësi kalimi, emigrantët e karantinuar në 5 hotele të Korçës e Pogradecit vazhdimisht kanë apeluar për lehtësimin e kostove të tyre nga qeveria.
Top Channel