Prizreni i boshatisur për Ramazan/ Besimtarëve myslimanë që agjërojnë u mungojnë mysafirët për iftar

27/04/2020 20:01

Kalldrëmi i Prizrenit zor se mund të shihej në kohë ramazani nga numri i madh i njerëzve, por sot atë e ka mbuluar bari.

Në qytetin e minareve perëndimi i diellit nuk sjell si më parë burrat në rrugë që me tepsija në duar nxitonin drejt sofrës së iftarit për t’i servuar pitajkat e nxehta.

Megjithatë Fatmir Morina derisa pret thirrjen e ezanit tregon se qëndrimi brenda po bën që të përkushtohet më tepër në ritet fetare.

Por, Morina po e ndjen mungesën e mysafirit në sofër.

Teksa nata mbulon qytetin dëgjohet vetëm zhurma e Lumbardhit.

E Hoxha i Xhamisë Sinan Pasha merr rrugën për t’i ftuar besimtarët në faljen e namazit por jo më në xhami.

Aliu këtë po e she si një mundësi më të mirë në lidhjen e myslimanit vetëm me Zotin.

Pas faljes së namazit më nuk ka çaj e kafe buzë shatërvanit, freskia e të cilit përkëdhel fytyrat e njerëzve që me të qeshura i japin frymë Prizrenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA