Në fillim një paradë e vërtetë makinash luksoze që trazuan pasditen e qetë të London Kolni, e më pas të tjera zbarkime të stafit, në numrin më minimal të mundshëm.
Arsenal u bë skuadra e parë e premier ligës që rikthehet në stërvitje, pas paralizimit që i ka bërë pandemia futbollit në vendin ishullor.
Skuadra e trajnerit Mikel Arteta u rikthye në tapetin e blertë duke respektuar normat e sigurisë, me punë individuale të secilit futbollist dhe në maksimumin e 5 lojtarëve të pozicionuar në vetëm një fushë. Për shkak të infektimit me koronavirus të trajnerit, Arsenal ishte skuadra më shumë e izoluar, me plot 47 ditë. Pamjet e ofruara nga mediat angleze në qendrën stërvitore, treguan që në fusha të caktuara, kishte edhe vetëm një futbollist.
I ashtuquajturi projekti “Restart”, plani i Premier Ligës për të rifilluar sezonin, do të implementohet këtë javë. Stërvitjet në grup do të mund të bëhen vetëm pas 18 majit ndërsa ndeshjet e mbetura do të zhvillohen pa praninë e tifozëve
Top Channel