Paratrupat ruse në lëshime në grup nga avioni, gjatë manovrave ekstreme në Arktik (video)

27/04/2020 21:11

Ushtria ruse ka publikuar së fundmi pamje nga stërvitja e trupave parashutiste në mjedise ekstreme, siç janë tokat e shkreta të Arktikut.

Njësia e komandove shihet në operacionin e parashutimit HALO ku efektivët lëshohet masivisht në grup nga avioni i transportit dhe bien mbi terren të thepisur.

Ishulli Alexandra ku ata praktikojnë, është përtej paralelit të 80-të, gjatësi ku përfshihen dhe Kanadaja, Norvegjia e Groenlanda.

“Për herë të parë në histri kemi kryer një kërcim në grup me sisteme të veçanta parashutash me oksigjen, në kushte Arktike nga lartësi 10 000 metra”, tha zv. Minsitri rus i mbrojtjes Yunus-bek Yevkurov.

Lëshimet në lartësi e kushte të tilla mund të nevojiten në situata luftimi për injektimit e forcave pa u vënë re nga armiku.

Njësia u lëshua nga avioni i transportit Il-76 dhe siguroi zonën për lëshimin e trupave të tjera. Ushtaret në tokë dislokuan dronë për zbulimin e kampit të simuluar armik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA