Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që në zonat malore në rajonin verior do të sjellë reshje lokale shiu. Reshje lokale priten edhe në zonat malore të rajonit jug-lindor.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 25ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë e ulët.

Në Kosovë moti do të i kthjellët i shoqëruar me vranësira të cilat mund të sjellin reshje gjatë pasdites. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 22ºC.

Top Channel