Kim Jong-un ka dërguar një mesazh urimi për Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut, megjithë zhurmat mediatike se ka vdekur pas një operacioni në zemër.
Agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA tha se lideri 36 vjeçar ka përgëzuar presidentin afrikano-jugor Cyril Ramaphosa për ditën kombëtare dhe ka shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve “do të bëhen gjithnjë e më të forta”.
Zhvillimi vjen mes raportimeve konfliktuese për shëndetin e Kim, që kanë nisur që prej mungesës së tj në ceremoninë e ditëlindjes së 108-të të gjyshit të tij Kim Il Sung, më 15 prill. Lideri Suprem raportohet se ka kryer një oepracion në zemër në spitalin e familjes së tij në Malin Paektu, pasi kishte humbur ndjenjat në fillim të muajit.
Disa raportime thonin se ai kishte vendosur një unazë, që është një operacion rutinë, por zhurmat thonë se diçka ka shkuar keq. Drejtoresha e televizionit satelitor HKSTV nga Hong Kong Satellite, Shijian Xingzou, tha se “burime solide” kanë thënë se Kim ka vdekur, ndërsa gazeta japoneze Shukan Gendai tha se lideri është “në gjendje vegjetative” pas procedurës.
Top Channel