Lazio kalon në sulm! Tare dhe Parolo kundër ministrit

27/04/2020 20:10

Lacio është skuadra e vetme që mund të kërcënojë rikonfirmimin e Juventus në fronin e futbollit italian, madje me pezullimin e kampionatit për shkak të pandemisë, kryeqytetasit kërkojnë sfidë direkte për të vendosur titullin.

Por në pritje të zhvillimeve se çfarë do të sjellë emergjenca, në kampin e bardhekaltërve duke nisur nga drejtori sportiv Igli Tare, e zëvendës kapiteni Parolo kritikojnë hapur qeverinë për masat e fundit.

“Ndjehemi të diskriminuar si ekip dhe të mos e harrojmë që kanë kaluar 2 muaj nga ndeshja e fundit, një stop që nuk është regjistruar kurrë më parë në futboll. Nuk e di çfarë ka në mendje ministri Spadafora dhe nuk i di qëllimet e tij, por sigurisht me nismat e fundit nuk po e ndihmon futbollin. Ne duhet të luajmë ndeshjet e mbetura për të mirën e kësaj loje”, shprehet Igli Tare.

Zgjedhja e qeverisë për të lejuar prej 4 majit stërvitjet e atletëve të sporteve individuale, gjeti veç shqiptarit Tare, dhe kritikën e mesfushorit Parolo te Lacio. Ai i quajti absurde arsyet pse mund të vrapojë në park dhe s’mund ta bëjë këtë në fushë, e sipas tij,. kështu futbollistët penalizohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA