Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishin të ftuar disa ish-gjimnazistë, sot personalitete, të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Një ndër të ftuarat ishte dhe gazetarja Julka Gramo, e cila ka qenë në një klasë me ish-deputeten e PD-së Jorida Tabakun (e ftuar gjithashtu). Gjatë fjalës së saj, Julka u shpreh se Jorida ka pasur një fiksim të madh gjatë kohës së gjimnazit, ish-futbollistin e famshëm Italian, Roberto Baggio.
“Jorida ka qenë fanse e çmendur e Roberto Baggio-s. Unë nuk e di si është Jorida në parlament sepse s’e kam takuar ndonjëherë aty. Por Jorida me mua ka qenë gjithnjë e ëmbël. Jorida nuk ka ndryshuar fare, është po ajo e gjimnazit. Por timbri i zërit, i ka ndryshuar, i është bërë më i bukur”, u shpreh Julka.
Top Channel