
Një qytetar është arrestuar sot në Tiranë sepse u ndalua nga policia pasi ka tentuar t’i mashtrojë ata.
Gazetarja Anila Hoxha tha se bëhet fjalë për shtetasin Julian Muça, 42 vjeç, i cili i kapur dje rreth orës 8 të mbrëmjes jashtë orarit të lëvizjes dhe u ka thënë forcave të policisë se “Jam pjesëtar i federatës së europolicisë në Sllovaki”.
Menjëherë efektivët kanë dyshuar se ky dokumenti i dhënë prej tij ishte i falsifikuar dhe e kanë shoqëruar në drejtorinë e Tiranës për ta marrë në pyetje.
Anila Hoxha raporton se ka dyshime të forta që ky dokument i paraqitur nga Muça është i flasifikuar, ndërsa nuk ka asnjë dokument tjetër të depozituar nga i dyshuari, i cili është pyetur nëse kishte një kontratë pune apo se ku i depozitoheshin atij paratë apo se çfarë pune konkrete kryente ai pranë federatës së europolicisë në Sllovaki.
Ai i ka thënë policisë se kryente studime mbi kriminalitetin në vend, ndërkohë që dokumenti i dorëzuar mbante numrin 318, thanë ekspertë të krimit ekonomiko financiar, ai kishte identitetin e Jualian Muçës, por është i falsifikuar dhe për këtë shkak ai është arrestuar për përvetësim titulli dhe falsifikim dokumentasve.
Top Channel