Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau emocionet e pjesëmarrjes në këngën “Bella Ciao” dhe jo vetëm.

E qeshur dhe pozitive, Irma pranoi se qendrimi në shtëpi i bën mirë, aq më tepër kur ka pranë mbesën dhe muzikën.

E pyetur nga Bieta për marrëdhënien me vogëlushen, këngëtarja pranoi se është një gjyshe shumë e përkushtuar, që këndon ninulla dhe tregon përralla.

“ Që në fillim i kemi vendosur raportet me Lulen. Lulja më thërret Irma dhe unë mundohem t’i flas si një e rritur. Është një raport si dy të rritura, por përpiqem t’i përshtatem me fjalorin e saj e duke i kënduar këngë”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA