Gjenden dy persona të pajetë në Lezhë, policia: Dyshohet të jenë vrarë
27/04/2020 16:14
LEZHË- Dy persona janë gjetur të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.
Sipas policisë të dy këta persona P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohet se mund të kenë humbur jetën nga të shtëna me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Top Channel