
Futbolli italian bën një tjetër hap drejt rifillimit gradual të tij.
Kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp prezantoi Fazën 2 të emergjencës koronavirus, ku i hapi rrugën rikthimit të aktiviteteve sportive, një proces që sigurisht do të zhvillohet gradualisht dhe nën regjimin e masave të sigurisë.
Kështu në dekretin e ardhshëm do të miratohet rinidja e stërvitjeve individuale pët të gjithë sportistët duke nisur nga data 4 maj, që do të thote se ata mund t’i rikthehen aktivitetit të tyre të përditshëm lirisht. Përsa u përket stërvitjeve kolektive ato duhet të presin 2 javë, deri në 18 maj dhe e gjithë kjo është krejtësisht në linjë me skenarin e studiuar nga Lega Serie A që në fakt fliste për një stërvitje individuale në 4 maj dhe atë të skuadrave në 18.
Sa i takon rifillimit të kampionatit, do të duhet të pritet ende për të kuptuar nëse kjo do të ndodhë apo jo dhe për këtë po punon ministri i Sporteve Spadafora dhe palët e tjera të përfshirtë
Do të jetë pikërisht ai dhe teknikët e tij që do të përcaktojnë datën e rifillimit të kampionatit, gjithnjë nëse Faza 2 e emergjencës koronavirus do të regjistrojë rezultate pozitive dhe jo një kthim prapa në lidhje me përhapjen e Covid-19. Në këtë prizëm, Serie A po përgatitet të nisë rreth datave 10-12 qershor për të mbyllur në kohë sezonin dhe për t’i lënë hapësirë kompeticioneve evropiane.
Top Channel