Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi i cili akuzohet për dhunimin e një 3-vjeçari.

Kazanxhi ka dhunuar djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë dhe fëmija ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Pasi policia i hodhi prangat, një burim pranë prokurorisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari e mohon akuzën dhe pretendon që fëmija tre vjeçar është rrëzuar nga divani.

Por fëmija që gjendet në spital ka fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyera pohoi për gazetaren Hoxha përfaqësuesi i akuzës që dyshon se burri e ka goditur fëmijën duke përfituar nga mungesa e partneres.

“Unë punoj si amvisë në një familje që ka një anëtar të sëmurë, dhe në atë çast nuk ndodhesha në banesa, sapo kisha dalë në blija bukë. Tim bir e mbante partneri- ka treguar në polici gruaja, e cila është rimartuar pas një martese të mëparshme, prej nga ka sjellë në jetë edhe djalin. Por prokurorët janë të sigurtë se burri që dyshohet të keqtrajtuar fëmijën e partneres ka kaluar kriza nga karantinimi në shtëpi dhe partnerja, mohon dhunën për shkak se nuk do të përfundojë sërish në divorc tha eksperti që po zbardh këtë rast të rëndë keqtrajtimi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel