Çështja e fasonerive/ Covid-19, Meta: I kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori

27/04/2020 12:08

Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjikën.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkroi:

“Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.
Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu. ??

Top Channel