Kjo ndoshta është një ndër periudhat më të vështira që njerëzimi ka përjetuar për shkak të Covid-19, i cili ka ndikuar në mbarë botën. Të gjithë ne po mundohemi t’i përshtatemi një distancimi social për më shumë se një muaj.
Duke qënë se Koronavirusi ka arritur në cdo cep të planetit, është mëse e qartë që ai ka ndikuar në cdo aspakt të shoqërisë. Sigurisht kjo përfshin artin dhe muzikën si dhe të gjithë ata që punojnë për të. Ndërkohë në të gjitha kryeartikujt e mediave kemi pare se si shumë festivale botërore janë shtyre apo anuluar. Nga ana tjetër shumë artistë kanë vendosur që publikimet e albumeve apo këngëve të reja të shtyhen, për t’u publikuar kur e gjitha kjo të përfundojë.
Artistët shqiptar janë përpjekur që të gjenden pranë fansave të tyre, duke sjellë performanca “live” në Instagram ndërsa shumë pak artistë kanë zgjedhur që të publikojnë këngë të reja. Si pasojë e mospublikimeve të reja, Prilli është muaji me më pak hyrje të reja ndonjëherë, ku në total numërohen vetëm dy hyrje të reja.
Por kur do të jetë e munduar që festivalet, koncertet, teatrot, produksionet e filmave do t’i rikthehen gjendjes normale?
Sipas studimeve, kjo industri është një ndër fushat që është prekur më shumë në ekonomi. Gjithashtu parashikohet se industria muzikore do përballet me një rënie për vite me radhe.
Sipas “New York Times” parashikohet që koncertet apo eventet sportive do të jenë të fundit që do t’i rikthehen gjendjes normale dhe pritet të ndalohen deri në fund të vitit 2021.
Thënë kjo, artistët shqiptarë funksionojnë kryesisht me koncerte nëpër klubet e natës dhe këto të fundit janë në fashën e fundit të bizneseve që do të hapen dhe parashikimet janë të paktën deri në fund të vitit. Praktikisht për ta nuk mbetet më asgjë pasi nuk ka më kuptim që ata të sjellin publikime të reja në treg ndërkohë që nuk kanë mundësi t’i luajnë për fansat e tyre.
Një lajm i hidhur ky për të gjitha ata që pëlqejnë muzikën por gjithashtu edhe për artistët, të ardhurat e të cilëve varen nga koncertet. Le të shpresojmë në zbulimin e një vaksine, që në këtë mënyrë i gjithë ky distancim social të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Top Channel