Kantautori i zemrave, Redon Makashi dha sot për “E Diell” një koncert recital me këngët e tij më të bukura ndër vite. I zhytur mes shumë kujtimesh, Makashi kujtoi kohën e liceut kur nuk e lejonin t`i mbante flokët e gjata e që i kishte kushtuar këngën ”Rruga me fllad kujtimesh”.

Ai gjithashtu solli ndërmend momente nga bashkëpunimi me grupin “Arb” teksa krijonin këngën “Lot në shi” në Maqedoni e që mbetën pa asnjë kacidhe në mes të rrugës.

Udhëtimet me tren ishin një tjetër episod, ku Redi asokohe tek të 20-at, rrekej të zinte një sedilje bosh që në orët e para të mëngjesit. Kur vjen puna te vajzat, Redoni vihet gjithmonë me shpatulla nga muri. Frymëzuar nga kënga “Mos prit deri nesër” Redoni tha: “Më shumë më kanë pritur në jetë sesa kam pritur” u përgjigj kantautori dhe sigurisht që këtu i referohej vajzave.

“Nuk është ndjesi e mirë. E pranoj që kam bërë gabime, por ato shkojnë me moshën, po ta riktheja kohën prapa, nuk do i përsërisja më”- përfundoi deklaratën e tij Makashi duke zbuluar në këtë mënyrë ekzistencën e vajzës që e paska pritur deri më tani.

Kjo do të thotë se Redoni e paska ndarë mendjen për PO!?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA