
Ndryshe nga sa u raportua ditët e fundit, Chelsea nuk do të bëjë reduktim pagash të futbollistëve, siç ishte rekomandimi i Premier League, por u kërkon atyre që të bëjnë bamirësi gjatë periudhës së pandemisë coronavirus. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi londinez.
Së fundmi disa klube të premier League mes të cilëve Arsenali, Southampton, West Ham dhe Watford bënë të ditur arritjen e akordeve me futbollistët e tyre për një reduktim të pagave. Sipas medias britanike, edhe Chelsea fillimisht e parashikoi ndërmarrjen e masës së uljes së pagave me 10%, një kuotë shumë e ulët në krahasim me atë të rekomanduar nga Premier League me 30%.
Chelsea në komunikatën e tij thekson gjithashtu se objektivi ishte gjetja e një akordi për të ruajtur vendin e punës së personelit, për të kompesuar mbështetësit dhe për të marrë pjesë në aktivitete bamirësie. Klubi londinez falenderoi futbollistët e tij për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndaj komunitetit dhe për aktivitetet e bamirësisë sidomos nëpërmjet nismës ‘Players Together’ që mbështet shërbimin shëndetësor publik në Britani.
Nisma ‘Players Together’ e futbollistëve të Premier Leagues që u krijua në fillim të këtij muaji, synon mbledhjen dhe shpërndarjen e fondeve për llogari të enteve të bamirësisë, në mbështetje të shërbimit shëndetësor
Top Channel